I dolën qoftet djegëse, klienti rreh me grushta shitësin

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 08:45
I dolën qoftet djegëse, klienti rreh me grushta shitësin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Afyonkarahisar në Turqi. Një klient ka rrahur me grushta shitësin vetëm për shkak se qoftet ishin djegëse.

Ai kishte porositur qofte që njihen në Turqi si “Cig Kofte”, por me arsyetimin se ishin djegëse nisi debatin me shitësin.

Gjakrat u ndezën dhe klienti, i cili dyshohet se ka qenë i dehur, nisi të sulmojë fizikisht shitësin.

Pas incidentit, klienti pagoi faturën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa shitësi la punën.

Ky moment u filmua nga kamerat e sigurisë dhe u bë viral kudo në rrjet.

(Kosova Sot Online