Nëna tmerrohet pasi ish-burri e lejon gruan e re ta ushqejë djalin e tyre me gji

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 09:37
Nëna tmerrohet pasi ish-burri e lejon gruan e re ta ushqejë djalin e tyre me gji

Një nënë ka pranuar se ajo ishte tmerruar pasi gruaja e re e ish-burrit i dha gji djalit të saj.

Gruaja hyri në faqen e mediave sociale Reddit për të folur në lidhje me dilemën e prindërve ndërsa u kërkoi të tjerëve këshilla, shkruan Mirror.

Nëna tha se ish-burri i saj dukej mirë me situatën, duke thënë se gruaja e tij e re ndjehej sikur djali i tyre ishte “fëmija i saj”.

Duke ndarë situatën, ajo shkroi: “Kur shkova të marr djalin tim ajo më tha se sapo e kishte ushqyer atë. Ajo gjithashtu po i jep gji fëmijës së saj. Unë i thashë atij se kjo më bënte të pakëndshme dhe ai tha se nuk kishte rëndësi sepse fëmija im është për të si fëmija i saj”.

Ajo shtoi: “Unë nuk mendoj se kjo është e drejtë apo normale. Ju lutem më tregoni se çfarë duhet t’i them atij”.

Përdoruesit e tjerë të Reddit gjithashtu u dukën të tmerruar nga situata ndërsa dhanë pikëpamjet e tyre.

Njëri shkroi: “Thuaji atij jo. Ji e vendosur. Ushqyerja me gji është një përvojë e lidhjes shumë personale dhe nëse nuk ndiheni rehat NUK duhet ta lejoni këtë dhe ai nuk mund ta bëjë këtë pa lejen tuaj”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Çfarë? Që kur ka dikush të drejtë të ushqejë me gji një fëmijë tjetër?”.

Një i tretë tha: “Kjo nuk ka të bëjë me lidhjen. Kjo ka të bëjë me lëngun trupor të një personi tjetër dhe çfarëdo mikrobesh ose organizmash të dëmshëm që transmetohen tek fëmija juaj. Është jo higjienike dhe thjesht e çuditshme”.

Ndërkohë, të tjerët e nxitën atë të kërkonte këshilla ligjore.

Jenny më vonë ndau një azhurnim, duke thënë se ish-i i saj tani po i thoshte se e kishte “dëgjuar keq”.

(Kosova Sot Online)