Miroslav Lajçak në LDK, takohet me Isa Mustafën

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 11:17
Miroslav Lajçak në LDK, takohet me Isa Mustafën

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po vazhdon takimet me krerët e partive politike në Kosovë.

Lajçak e ka vizituar LDK-në, ku është pritur nga kryetari në dorëheqje, Isa Mustafa.

Lajçaku ka nisur ditën e takimeve sot me u.d. të presidentes, Vjosa Osmani, ndërsa ka vazhduar takimet me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti dhe kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Dje, menjëherë pas mbërritjes në Kosovë, Lajçak ka shkuar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ku është takuar me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)