Republikani serb Sanduloviç e akuzon presidentin serb edhe për masakrën në Prekaz kundër familjes së Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit

Republikani serb Sanduloviç e akuzon presidentin serb edhe për masakrën në Prekaz kundër familjes së Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit

Hajrullah Tërnava

  • 02 March 2021 - 07:52

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Serbia duhet të detyrohet ta pranon këtë realitet sepse lufta e drejtë është legjitimuar ndërkombëtarësh, pavarësia e Kosovës është vërtetuar nga një Gjykatë ndërkombëtare kurse shteti i ri i Kosovës është pranuar deri më tash nga rreth 116 shtete. Serbia duhet ta pranon në tavolinë të bisedimeve faktin për krimet e kryera në Kosovë, në njerëz dhe në pasuri, kurse sa i takon anës juridike të shtetit, këtë e ka vulosur Gjykata ndërkombëtarë e Drejtësisë sipas një padije që e ka paraqitur vetë shteti serb, dhe për këtë ka marr edhe përgjigjen meritore në favor të shtetit të ri të Kosovës

-Edhe pse u çliruam qe 21 vit, me të gjitha ato humbje që i patëm, si në aspektin masakrave të tmerrshme që janë bërë në njerëz në territorin tonë, ne gjenocid, ashtu edhe në pasurin e shtetit dhe atë private, deri është për tu habitë se si politikanët tonë nuk ndërmorën endë ndonjë veprim të ndjekjes ndërkombëtare juridike ndaj Serbisë, për të gjitha ato masakrave e gjenocid të kryer, as për dëmshpërblimet që duhet ti paguaj shteti serb rreth dëmit material që ja ka shkaktuar shumicës shqiptare, popullatës, por edhe ekonomisë së Kosovës. Përveç vrasjeve makabre, kemi djegie të shtëpive në tërësi, plaçkitje e çka jo tjetër. Janë masakruar e zhdukur me gjurmë mijëra persona, si fëmijë, të rritur, pleq që as sot e kësaj dite nuk ju dihet fati, varret ku i kanë e si kanë përfunduar. Injorimi i këtyre krimeve serbë nga kjo kastë politike po vjen duke e nxitur dita ditës shqetësimin dhe mos durimin e qytetarëve ndaj atyre që janë në krye të shtetit. Është bërë një pritje me shpresa të thyera, e pa pranueshme, injorim tepër i ulët i fatit të viktimave.

Është një heshtje totale e turpshme dhe pa asnjë iniciativë për padi për krime në instancat ndërkombëtare, derisa në Serbi këto ditë me të madhe kanë shpërthyer denoncimet e hapura ndaj kreut të shtetit serb për krime në territorin e ish Jugosllavisë, e me theks të posaçëm edhe për krimet e kryera në Kosovë. Një denoncim për krimet e kryera nga Regjimi serb në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe gjithandej në kanalet diplomatike në botë, e ka shpërndarë kundër Presidentit serb, ne fundjavën që mbeti pas, kreu i Partisë Republikane në Serbi Nikola Sandulovic, denoncim i cili e bënë bashkëpërgjegjëse ndër kryesorët pas Millosheviqit edhe Aleksandër Vuçiqin për krimet e kryera, ku flet edhe për masakrën në Prekaz, në familjen e Jasharajve. Aleksandër Vuçiq është dhe konsiderohet përgjegjës sepse mori pjesë aktivisht në organizimin e vullnetarëve, formacionet paramilitare, së bashku me Vojislav Sheshelin, i dënuar për krimet e luftës në Hagë më 12 burg.

Duke qenë bashkëpjesëmarrës me formacionet ushtarake e paramilitare serbë, në gjithë hapësirën e ish Jugosllavisë, Vuçiq duhet të tregoj e d të dëshmoj, të përgjigjet se ku është përgjegjësia e tij për masakrën e familjes Jashari në Kosove, sepse ai ishte anëtar aktiv i qeverisë serbe në atë kohë dhe në poste të larta në atë qeveri, që miratoi krimin dhe fshehu të vërtetën reale nga publiku serb dhe ndërkombëtar. Institucionet e shtetit të Kosovës janë duke u sjellë si në mjegull, të humbura, krerët e shtetit të vetëkënaqur me pushtetin dhe krejtësisht në gjendje narkoze.

Ashtu edhe inteligjenca kosovare e cila lidhur me këtë të kaluar të dhimbeshe për të cilën tani denoncojnë pa frikë intelektualët dhe demokratët serb, këta po heshtin. Do theksuar se derisa kemi një qeveri në detyrë, që nuk veproi as për një nga ato që ishte zotuar, barra e rëndë edhe për tu marr me krimet serbe të luftës po mbetet në pritje të bërjes së Qeverisë Kurti. Krimet serbe të luftës, duke filluar nga ato në njerëz, morale dhe materiale, duhet të përgatiten e të dëshmohen dhe faturohen, të bëhet padi ndërkombëtare pa asnjë vonesë, dhe njëherësh të nxirret tema edhe në tavolinë të bisedimeve si temë e parë që i hapë rrugë vazhdimit të mëtutjeshëm të dialogut dhe të mirëbesimit, nëse duam të bashkëpunojmë e bashkëjetojmë në fqinjësi, e në paqe, si dy shtete të pa varura.

Është tepër e domosdoshme që të ju shpalosen faktorit ndërkombëtar të gjitha faktet dhe të dhënat për të kaluarën në ato lufta të pa barabarta, e ku pjesëmarrës direkt ishte edhe vetë Aleksandër Vuçiqi, duhet të shfrytëzohet momenti i duhur derisa ai është dëshmitar dhe pjesëmarrës në ato vite të luftës dhe tani në kohën e paqes, në dialog për marrëveshje. Vetëm detyrimi për ta pranuar Serbia përgjegjësinë për krimet e luftës e qetëson këtë pjesë të Ballkanit, por edhe Evropën. Serbia duhet të detyrohet ta pranon këtë realitet sepse lufta e drejtë është legjitimuar ndërkombëtarësh, pavarësia e Kosovës është vërtetuar nga një Gjykatë ndërkombëtare kurse shteti i ri i Kosovës është pranuar deri më tash nga rreth 116 shtete.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".