Nëna akuzohet se e ka goditur qëllimisht për vdekje me veturë të birin 6-vjeçar

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 11:25
Nëna akuzohet se e ka goditur qëllimisht për vdekje me veturë të birin 6-vjeçar

Një grua nga Ohio në Shtetet e Bashkuara po akuzohet për vrasjen e të birit. Sipas një raporti, ajo fillimisht e braktisi fëmijën në natyrë, por pastaj e goditi për vdekje, kur djaloshi u përpoq të kthehej në veturë.

Policia tha se gruaja 29-vjeçare, e quajtur Brittany Gosney, më pas shkoi me veturë afër Lumit Ohio, ku e hodhi trupin e të birit, shkruan Fox News.

Gosney fillimisht e raportoi si të zhdukur të birin James Robert Hutchinson, por policia tha se ajo më vonë u rrëfye për vrasjen dhe shfaqi pak keqardhje për këtë.

“Fatkeqësisht, sipas marrjes në pyetje të Brittany Gosney dhe të dashurit të saj, James Hamilton, tani ata thonë se James është vrarë në rajonin Preble disa ditë më parë. Trupi i fëmijës është sjellë në Middletown, ku ata jetojnë, dhe më vonë në Lumin Ohio”, thuhet në deklaratën e policisë.

Forcat e sigurisë thanë se janë duke punuar me hulumtues të trajnuar për ta gjetur trupin e fëmijës dhe për ta nxjerrë nga lumi.

Komandanti i policisë rajonale, David Birk, tha se dy fëmijët e tjerë të familjes ishin brenda veturës gjatë incidentit. Ata tashmë janë marrë nën kujdesin e autoriteteve.

(Kosova Sot Online)