Haaretz: Pas presionit të Turqisë, Kosova mbase e kthen vendimin për Ambasadë në Jerusalem

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 12:29
Haaretz: Pas presionit të Turqisë, Kosova mbase e kthen vendimin për Ambasadë në Jerusalem

Gazeta më e madhe izraelite Haaretz ka raportuar për rishqyrtimin e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem nga ana e kryetarit të VV’së, Albin Kurti pas presionit nga presidenti turk Rexhep Erdogan.

Gazeta izraelite Haaretzartikullin e saj e ka nisur me titullin “Nën presion nga Turqia, Kosova mund ta kthejë mbrapsht vendimin për të hapur ambasadën në Jerusalem”.

 “Të hënën Kurti u takua me ambasadorin e Turqisë në Prishtinë dhe vendimi për të hapur ambasadën e Kosovës në Jerusalem ka qenë njëra nga temat e diskutimit. Vendi ku do të vendoset ambasada do të rishqyrtohet pas rishikimit të dokumenteve të qeverisë në largim”, citon media izraelite deklaratën e Kurtit pas takimit me ambasadorin turk.

Më 1 shkurt, Kosova lidhi marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe vendosi që ta hap ambasadën e saj në Jerusalem duke u bërë shteti i parë evropian me shumicë muslimane që merr këtë vendim duke ndjekur ShBA’në dhe Guatemalën që kanë vendosur gjithashtu të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Presidenti turk Erdogan ka paralajmëruar Kosovën se një lëvizje e tillë mund t’i dëmtojë marrëdhëniet me shtetin e tij në të ardhmen.

“Unë besoj se do të ishte një përfitim për të mënjanuar një lëvizje të tillë që do t’i shkaktonte dëm të madh Kosovës”, kishte thënë Erdogan.

(Kosova Sot Online)