Ish-deputeti i Vetëvendosjes njofton se ia kanë vjedhur një televizor

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 14:20
Ish-deputeti i Vetëvendosjes njofton se ia kanë vjedhur një televizor

Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Fitim Uka ka bërë të ditur se dikush ia ka thyer derën e klinikës së tij ku edhe ka vjedhur një televizor dhe disa gjëra tjera.

Ai ka thënë se këtë sqarim po e bën, me që i kanë shkruar disa persona për ta pyetur për këtë çështje.

“E vërteta është që mbrëmë, dikush i paftuar ka thyer derën e klinikës time. Ka vjedhur një televizor dhe disa gjësende tjera të vogla. Meqë nuk kemi qenë aty, ka kontrolluar në qetësi të gjithë raftet, por na i ka kursyer librat dhe testet e ndryshme, për çka e falënderojmë”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë:

Të dashur,

Ju faleminderit shumë për kujdesin që keni treguar. Meqë nuk është lajm i mirë, nuk desha ta bëjë publik, por më duhet të sqaroj për të gjithë, që nuk më ka ndodhur asnjë “sulm fizik” dhe askush “nuk është lënduar”, përpos që jemi “vjedhur” pak. 

E vërteta është që mbrëmë, dikush i paftuar ka thyer derën e klinikës time. Ka vjedhur një televizor dhe disa gjësende tjera të vogla. Meqë nuk kemi qenë aty, ka kontrolluar në qetësi të gjithë raftet, por na i ka kursyer librat dhe testet e ndryshme, për çka e falënderojmë ë.

Përndryshe, vërtetë shumë mirënjohës Policisë së Kosovës për profesionalizmin e treguar sot. Shpresoj që vjedhësit do të kapen nga policia dhe pasi të dënohen do të iu dhuroj disa libra të mirë për lexim.

Shëndet për ju dhe familjet tuaja!

(Kosova Sot Online)