Politika e lidhur me krimin mbijetoj 22 vite, tash i erdhi fundi me turp

Politika e lidhur me krimin mbijetoj 22 vite, tash i erdhi fundi me turp
Politika e lidhur me krimin mbijetoj 22 vite, tash i erdhi fundi me turp

Faik Krasniqi

  • 02 March 2021 - 07:33

Shkruan: Faik Krasniqi

Mosndëshkimi i partive politike në këto 22 vite të pasluftës, krijoi një skenë politike ujqërish. Ata krijuan përshtypjen që janë të pamposhtur dhe Kosova është pronë private e tyre. Ata skllavopronar dhe populli skllevërit e tyre. Kështu vepruan për më shumë se dy dekada. Është i paimagjinueshëm durimi i këtij popullit. Nuk është dashur të tolerohen kaq gjatë.

Fitorja e frikshme e LVV-së ka qenë e pritur, sepse kupa me këta hajna të vjetër u mbush. Kam thënë edhe më herët, kjo revoltë ishte votë ndëshkimi ndaj ujqërve të vjetër. Partitë politike që pësuan debakël duhet të reformohen, sepse është edhe për të mirën e Kosovës të kemi skenë politike pa hajna. Përndryshe do ta kenë punën keq. Kurse LVV dhe lista e Vjosës mund të qeverisin gjatë nëse punojnë mirë dhe drejtë. Nëse problemeve u qasen nga koka dhe jo nga bishti! Ta marrim vetëm shembullin ku Prishtina i ka me mijëra të diplomuar. Sa të duash. Njerëz shumë të zotë. Shumica nuk punojnë në institucionet shtetërore. Jo pse nuk duan por nuk munden.

Merren me punë biznesi familjar, ose punojnë punë të ndryshme. Edhe në komunë janë pakicë. Në këto institucione shumica që punojnë janë nga të gjitha viset e Kosovës. Në çdo institucion ka që kanë lidhje familjare. Madje edhe burri me gruan punojnë bashkë. Jo rastësi por njëri e ka punësuar tjetrin. Ku po dua të dal me këtë? Krimi i organizuar dhe korrupsioni vije nga të tillët, që kanë krijuar rrjete brenda të gjitha institucioneve të vendit, për t'u shërbyer mafies politike dhe par apolitikë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".