Si erdhi deri tek arrestimi i Meriton Mjekiqit, flasin nga Policia

  • A.P /
  • 02 March 2021 - 23:56
Si erdhi deri tek arrestimi i Meriton Mjekiqit, flasin nga Policia

Sipas burimeve, moderatori Meriton Mjekiqi është arrestuar sonte në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka thënë se ka pasur një mosmarrëveshje në trafik në mes të dy drejtuesve të makinave.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, thanë nga PK’ja. 

(Kosova Sot Online)