Aksident i rëndë: Kamioni godet xhipin me 25 persona, vdesin 13

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 11:09
Aksident i rëndë: Kamioni godet xhipin me 25 persona, vdesin 13

Së paku 13 persona, përfshirë 10 meksikanë, vdiqën të martën në një aksident të rëndë trafiku, ku një kamion i madh goditi një xhip të stërmbushur me 25 të rritur e fëmijë në Kaliforni të ShBA-së, afër kufirit me Meksikën.

Një zëdhënëse e autoriteteve për dogana dhe imigracion tha se autoritetet i kanë filluar hetimet për të zbuluar nëse në këtë rast ka pasur trafikim të njerëzve, shkruan Reuters.

Nga pamjet e publikuara shihet se kamioni e ka goditur veturën anash dhe pjesa nga vozitësi është shtypur tërësisht.

Roberto Velasco, drejtor për Amerikën Veriore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Meksikës, tha se është konfirmuar vdekja e dhjetë meksikanëve. Sipas tij, meksikanë ka edhe në mesin e të lënduarve.

Ende nuk dihet se me çfarë shpejtësie kanë qenë duke lëvizur kamioni dhe vetura SUV ose nëse vozitësi i veturës nuk e ka respektuar shenjën për ndalim të detyrueshëm para lidhjes në një rrugë tjetër.

Viktimat, në mesin e të cilave është edhe vozitësi i veturës, janë të moshës nga 15 deri në 53-vjeçare. Policia tha se vozitësi i veturës ishte 22 vjeç.

(Kosova Sot Online)