Ministri i Jashtëm serb viziton Gjermaninë, diskutime për Kosovën me këshilltarin e Merkelit

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 11:18
Ministri i Jashtëm serb viziton Gjermaninë, diskutime për Kosovën me këshilltarin e Merkelit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakovic po qëndron për vizitë dy ditore në Gjermani ku do të takohet me homologun gjerman Heiko Mass dhe këshilltarin e Kancelares Angela Merkel, Jan Hecker, shkruan Tanjug.

Temat kryesore që pritet të diskutohen në Berlin janë marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Gjermanise si dhe integrimi evropian i Serbisë.

Tanjug raporton se pashmangshëm do të diskutohet edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi dhe koronavirusi.

Tanjug raporton se kryediplomati serb dhe homologu i tij gjerman do të flasin të enjten pasdite dhe pas takimit, të dy ministrat kanë planifikuar t’i adresohen publikut.

(Kosova Sot Online)