Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 6.9 shkallësh, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 11:33
Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 6.9 shkallësh, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqishëm prej 6.9 shkallësh u regjistrua afër qytetit Larisa, në pjesën lindore të Greqisë.

Sipas Qendrës Sizmike Evropiane për Mesdheun, tërmeti kishte epiqendër me thellësi prej vetëm dy kilometrave nën sipërfaqen e Tokës. Tërmetet me thellësi të ulët të epiqendrës zakonisht janë më të rrezikshme për të shkaktuar dëme.

Tërmeti ndodhi në orën 11:16 dhe epiqendrën e pati 24 kilometra në veriperëndim të qytetit Larisa.

Dridhjet janë ndier edhe në Prishtinë dhe në disa pjesë të Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)