E ndalën për vjedhje të pyllit, policia kupton që i dyshuari kishte qenë i dënuar me burgim

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 12:27
E ndalën për vjedhje të pyllit, policia kupton që i dyshuari kishte qenë i dënuar me burgim

Policia e Kosovës, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), me datën 03.03.2021 në orën 00:05, ka ndaluar një veturë ‘Golf’ me targa vendore  në të cilën i dyshuari kishte të ngarkuar një sasi të masës drunore.

Gjatë verifikimit të personit i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arrest nga Gjykata themelore në Pejë, pasi që është i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas përfundimit të procedurave dhe dhënien e vërtetimit për gjësendet e konfiskuara dhe  për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, të cilën i dyshuari besohet se e ka kryer, në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit në Pejë dhe nga aty do të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)