Gurë në rrugë dhe njerëz të tmerruar, kështu u përjetua tërmeti i fuqishëm në Greqi

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 12:52
Gurë në rrugë dhe njerëz të tmerruar, kështu u përjetua tërmeti i fuqishëm në Greqi

Tërmeti i fortë në Greqi, kryesisht në zonën e Larisës ka bërë që njerëzit të dalin me nxitim në rrugët e qytetit.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke, duket se kanë rënë gurë nga ndërtesat e disa prej apartamenteve por nuk ka pasur të lënduar.

Ndonëse banorët janë të shqetësuar, autoritetet kanë bërë thirrje që të mos kenë frikë pasi situata është nën kontroll. Pas tërmetit me magnitudë 6.2 që goditi Athinën dhe disa zona të Greqisë perëndimore, vijojnë pasgoditjet me madhësi më të lehta.

Mes njerëzve që janë trembur përfshihen nxënësit në shkolla por edhe zonat e treta.

Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë në zonën juglindore të vendit tonë si dhe në kryeqytet.

(Kosova Sot Online)