Iu shemb shtëpia nga tërmeti, shpëtohet i moshuari

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 15:02
Iu shemb shtëpia nga tërmeti, shpëtohet i moshuari

Një burrë i moshuar ka ngelur i bllokuar në shtëpinë e tij, pas tërmetit 6 Rihter që tronditi Greqinë paraditen e sotme.

Sipas mediave greke, i moshuari ka ngelur i bll okuar pasi shtëpia e tij në Mesochori, Elassona është shembur. Fatmirësisht i moshuari ka mundur të shpëtojë pas ndërhyrjes së zjarrëfikësve.

Tërmeti ka qenë në një thellësi lokale prej 10 km, ndërsa është ndjerë për disa sekonda nga qytetarët, të cilët kanë dalë të t merruar në ambiente të hapura. Dridhja u ndje po ashtu në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore, kohëzgjatja e tërmetit ishte mjaft e gjatë.

(Kosova Sot Online)