Vajza e ish-presidentit dënohet me pesë vjet burgim

  • E.K /
  • 03 mars 2021 - 15:15
Vajza e ish-presidentit dënohet me pesë vjet burgim

Gjykata rumune e Apelit dënoi të martën vajzën e ish-presidentit Traian Basescu, Ioana Basescu, me pesë vjet burg për përfshirjen e saj në pastrim parash për fushatën zgjedhore të babait të saj.

Ish-ministrja e turizmit Elena Udrea, e cila u arratis për më shumë se një vit në Kosta Rika para se të kthehej në Rumani në korrik 2019, u dënua me tetë vjet burg në të njëjtën çështje.

Një biznesmen dhe dy politikanë të tjerë u dënuan gjithashtu për mbledhje dhe pastrim parash.

Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit mblodhën “shuma parash nga korrupsioni, përvetësimi dhe evazioni fiskal që u përdorën më pas për të paguar për shërbimet e kontraktuara gjatë fushatës elektorale” në vitin 2009, kur Basescu fitoi mandatin e tij të dytë dhe të fundit në detyrë.

Basescu ishte president i Rumanisë midis vitit 2004 dhe 2014. Ai tani është anëtar i Parlamentit Evropian.

Një ish-kapiten anijesh me flotën tregtare rumune, Basescu e bëri luftimin e korrupsionit një nga përparësitë e administratës së tij dhe u vlerësua nga Brukseli dhe Uashingtoni për fuqizimin e Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion, e cila tani ka siguruar dënimin e shkallës së parë të vajzës së tij Ioana dhe ish-ministres së turizmit Udrea.

(Kosova Dot Online)