
Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti si kauboj, kaherë është dashur të jetë prapa grilave sepse dy mandate i mashtroi qytetarët dhe përfitoi për vete me shkelje të ligjit dhe korrupsion
Një 27-vjeçar që u shpall i vdekur pas një aksidenti automobilistik me motor, u zgjua në sallën e operacionit, pak para se mjekët të fillonin autopsinë.
Historia e publikuar në “Times of India”, ndodhi në spitalin publik të Mahalingapur, në Karnataka të Indisë. Lëvizjet e tij u vunë re nga mjeku i cili po përgatitej për procedurën. Pas ekzaminimit të mëtejshëm, 27-vjeçari ishte ende gjallë.
Pacienti ishte transferuar në institucionin publik nga familja e tij për procedurat e kërkuara nga sigurimi i jetës, pasi mjekët në një klinikë private e shpallën atë të vdekur dhe i shkëputën aparatin e frymëmarrjes.
“Një gabim shumë i rëndë nga klinika private që për fat të mirë nuk kaloi në tragjedi”, i tha mediave një zyrtar i Departamentit të Shëndetit Publik Shtetëror./A2CNN
(Kosova Sot Online)