Shpend Ahmeti si kauboj, kaherë është dashur të jetë prapa grilave sepse dy mandate i mashtroi qytetarët dhe përfitoi për vete me shkelje të ligjit dhe korrupsion

Shpend Ahmeti si kauboj, kaherë është dashur të jetë prapa grilave sepse dy mandate i mashtroi qytetarët dhe  përfitoi  për vete me shkelje të ligjit dhe korrupsion
Shpend Ahmeti si kauboj, kaherë është dashur të jetë prapa grilave sepse dy mandate i mashtroi qytetarët dhe  përfitoi  për vete me shkelje të ligjit dhe korrupsion

Ragip Guraziu

  • 04 March 2021 - 07:52

Shkruan: Ragip Guraziu

Edhe nga kjo protestë e fundit që u zhvilluar nga grupe qytetarësh para komunës së Prishtinës, u dëshmua përfundimisht katërçipërisht se gjatë këtyre dy mandateve të Shpend Ahmetit jeta e qytetarëve vetëm sa është vështirësuar dhe degraduar, derisa fokusi i Shpend Ahmetit ka qen dhe po mbetet deri në fund tregtia me lejet ndërtimorë, lidhja me mafio-oligarkët dhe përfitimi për interesa personale duke u pasuruar kundërligjshëm dhe në mënyrë krejt kriminale, për të cilat veprime është denoncuar së bashku me vartësitë e tije për tu hetuar nga Prokuroria Speciale, por kjo prokurori sikur ka rënë në gjumë apo mbase ka nisur ndonjë lëvizje me hapat e ngadalshëm të breshkës, ne nuk po e dimë.

-Shpend Ahmet, si Shpend kauboj, më gënjeshtrat e tij dhe premtime të rrejshme i detyroi qytetarët e fshatrave të Prishtinës që të protestojnë pa dashjen e tyre, por ja që për mos përmbushjen e obligimeve të komunës rreth sigurimit normal të transportit publik, ashtu sikur kërkohet dhe që ju është premtuar për dy mandate nga kryetari, ata u detyruan të ja zënë derën. Tani çështja shtrohet se si i gënjeu dhe mashtroi Shpend Ahmeti qytetarët e zonave rurale të Prishtinës për dy mandate të plota, për përmirësimin e jetës së tyre edhe në fshat baras me atë në qytet, duke garantuar edhe sigurimin e rregullt të transportit publik, kurse këtë premtim , ndër më të lehtit për tu realizuar dhe pa ndonjë investim kapital e la në harresë, sikur të gjitha të tjerat, duke u detyruar qytetarët që këtë të drejtë elementare për jetë dhe lëvizje ta kërkojnë madje edhe me protesta para Kuvendit të Komunës.

Madje Shpend Ahmeti, kur ishte puna për ta kërkuar votën, ju garantonte banorëve të fshatrave përreth Prishtinës se qytetarët do të jua këna lakmi atyre për kushtet që do jua krijon komuna për të jetuar në fshat. Ky ishte një premtim shumë interesant por ja që po kalon mandati i dytë katërvjeçar dhe as linja të rregullta autobusi të trafikut urban nuk ka siguruar e të mos flasim për kushtet tjera. Kështu nuk është befasi tash shpërthimi i kulmit të pakënaqësisë nga mashtrimet e vazhdueshme të Shpend Ahmetit, një mashtrim që i ka irrituar tej mase banorët e shumicës së fshatrave. Ishim dëshmitar të një dite më parë se si banorë të Prapashticës dhe disa fshatrave të tjera të Komunës së Prishtinës u detyruan që të organizohen dhe mblidhen para objektit të komunës së Prishtinës, që me protestë ta kërkojnë transportin sigurimin e publik të premtuar nga Shpend Mashtruesi në mandatin e parë dhe në të dytin.

Mirëpo me sa u kuptua dhe raportua, kryetari nuk e ka ndërmend ta kryen këtë obligim të marr përsipër. Ai e ka mendjen si të largohet sa më i pasur nga pozita e kryetarit, në vjeshtën e këtij viti, kur do të kemi zgjedhje të reja për nivelin komunal. Injorimi i këtyre kërkesave dhe shumë abuzime të tjera me ligjin, të denoncuara madje edhe në Prokurorinë e Shtetit, do të duhet të kishin bërë që Shpend Ahmeti kaherë të jetë prapa grilave, Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk dihet nëse do të ndodhë së shpejti, derisa shteti po shihet që ka dështuar që të jetë funksional në të gjitha institucionet , edhe në nivelin e organit të akuzës-prokuroi, edhe në gjykata , sepse kushdo që arriti të bëhet pjesë e pushtetit, u bë lakmitar dhe u infektua nga virusi i hajnisë dhe korrupsionit, dhe tash jemi këtu ku jemi e kështu si jemi! Këta banorë kanë deklaruar se ndonëse ndodhen shumë afër kryeqytetit nëpër këto fshatra nuk kanë transport të rregullt dhe se po u vështirësohet qarkullimi kështu që po ndodhë gradualisht shpërngulja e detyrueshme ndonëse e pa dëshiruar nga vatrat e tyre për shkak të injorimit të kërkesave të tyre për 4 vjet nga qeverisja e Shpend Ahmetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".