Aleksandër Lumezi pas vdekjes së prokurorit Krasniqi: Humbje e madhe për sistemin prokurorial

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 09:15
Aleksandër Lumezi pas vdekjes së prokurorit Krasniqi: Humbje e madhe për sistemin prokurorial

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi  ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi, pas vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqit.

“Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e papritur të ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi. Me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët

Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa sistemi i drejtësisë e humbi një profesionit të madh”, ka thënë Lumezi.

I njëjti ka thënë se vdekja e Krasniqit është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për të gjithë sistemin prokurorial.

“Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit prokurori Krasniqi i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)