Driton Selmanaj arrin të bëhet deputet, kaq vota ka marrë

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 10:53
Driton Selmanaj arrin të bëhet deputet, kaq vota ka marrë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, edhe pse rezultatet s’janë shpallur akoma, tashmë po qarkullojnë lista me emrat e kandidatëve që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Sipas listës së publikuar nga Reporteri, mësohet se në mesin e 15-të deputetëve të LDK’së do të jetë edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj.

Selmanaj ka arritur të marrë 8.818 vota duke siguruar ulëse në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.

Media ka tentuar që të kontaktoj Selmanajn, por i njëjti nuk u është përgjigjur thirrjeve.

(Kosova Sot Online)