Dosja e krimeve të luftës në Kosovë nga ana e Serbisë, skenari i fundit rezervë në pritje i Bashkësisë Ndërkombëtare

Dosja e krimeve të luftës në Kosovë nga ana e Serbisë, skenari i fundit rezervë në pritje i Bashkësisë Ndërkombëtare
Dosja e krimeve të luftës në Kosovë nga ana e Serbisë, skenari i fundit rezervë në pritje i Bashkësisë Ndërkombëtare

Blerim Burjani

  • 04 March 2021 - 07:38

Shkruan: Blerim Burjani

Nën moton e normalizimit të raporteve me Serbin asnjëherë nuk ju kërkua ndërkombëtarëve që të ndëshkohet Serbia për luftën në Kosovë. Deri më tash u tolerua Serbia të mos paditet në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut. Kjo deri më tash nuk ndodhi duke kërkuar që Serbia dhe Kosova ti normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një platforme të dialogut.

-Bashkësia ndërkombëtare dhe Kosova u mjaftuan që të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë -Serbi. Bashkësia ndërkombëtare as Kosova nuk insistuan, u mjaftuan që të gjejnë vetëm trupat dhe të rivarrosen ato trupa në vendin e origjinës, por jo edhe të kërkojnë ndëshkim të përbashkët kundër Serbisë.

Bashkësia ndërkombëtare ende edhe një kohë do ta pres Serbinë që të bëjë normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin ndërkombëtar mes Kosovës dhe Serbisë , e nëse këtë nuk do të arrijnë ta bëjnë atëherë varianti përfundimtar i bashkësisë ndërkombëtarë, i SHBA-ve dhe BE-së, do të jetë padia ndërkombëtare për krime lufte, për ta shpallë Serbinë shtet gjenocidial në luftërat në ish Jugosllavi, duke kërkuar dëmshpërblime të mëdha për shtetet të cilat u atakuan nga Serbia gjenocidiale. Ky skenar mundë të jetë kundër Serbisë nëse Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk pajtohet me realitetin e ri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".