Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 10:56
Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan

Një person është gjetur pa shenja jete, në rrugë, gjatë ditës së djeshme në Lipjan.

Raasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Skënderbeu, Lipjan 03.03.2021-09:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku  vdekja  e viktimës është konfirmuar pasi është dërguar në QKUK.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

(Kosova Sot Online)