Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, VV prek gati 50 për qind

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 11:17
Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, VV prek gati 50 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje me  438 mijë e 334 vota.

Pas VV’së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka thënë Daka.

Përndryshe zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur me 14 shkurt të këtij viti, pas rënies së Qeverisë “Hoti”, me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.

(Kosova Sot Online)