Mblidhet Komiteti për Vlerësim të Situatës me COVID-19, diskutohet për masat aktuale

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 11:51
Mblidhet Komiteti për Vlerësim të Situatës me COVID-19, diskutohet për masat aktuale

Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19, është mbledhur sot për të diskutuar situatën epidemiologjike në vend.

Me këtë rast, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë se duhet të vazhdojë ndërprerja e tubimeve publike e disa aktivitete tjera.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi e të respektojnë masat.

“Situata me COVID-19 javët e fundit tregon rritje të rasteve, duke u filluar prej 17 shkurtit. Sipas projeksionit të IKSHPK’së është projektuar të ketë deri në 512 raste të reja në këtë periudhë. Ka 23,6 për qind rritje të rasteve të vdekjeve. Megjithatë, duhet të theksojmë se gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe rritje të numrit të testimeve”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se për 26.9 për qind ka pasur rritje të rasteve të infektuara me COVID-19 së fundmi.

Zemaj ka apeluar te qytetarët që të respektojnë masat për të menaxhuar gjendjen me pandeminë.

“Ne apelojmë te qytetarët e institucionet për respektim të masave të nevojshme për menaxhimin e kontrollimin e infeksionit me COVID-19. Në situatën që ndodhemi është e domosdoshme që në mënyrë strikte të respektohen nga të gjithë, distanca, maskat, dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave. Sot do të marrim dhe rekomandimet për situatën dhe kështu do të ecim së bashku si institucione pa ndonjë shkëputje nga zingjiri institucional”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)