Rritja e numrit të pacientëve me COVID-19, mbushen spitalet e QKUK

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 12:49
Rritja e numrit të pacientëve me COVID-19, mbushen spitalet e QKUK

Drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Kransiqi ka thënë se nga mesi i muajit shkurt është vërejtura rritje e numri të pacientëve që kërkojnë hospitalizim.

Ai në mbledhjen e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me COVID-19, shtoi se nëpër spitale tani janë duke u trajtuar 573 pacientë.

Krasniqi ka kërkuar respektim të masave në mënyrë që të mos lihen anash edhe shërbimet e tjera.

“Nga mesi i javës së kaluar ne vërejmë rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë hospitalizim dhe kemi 573 pacientë të shtrirë në klinikat tona. Ne kemi ndërmarr masat që i kemi paraparë në menaxhimin e pandemisë duke përmirësuar sistemin e furnizimit me oksigjen, por do të detyrohemi të trajtojmë pacientët me COVID, duke lënë anash shërbimet e tjera. Për të mos ndodhur kjo, ne duhet të zbatojmë masat”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)