Sa vota mori gruaja e Adem Mikullovcit

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 13:02
Sa vota mori gruaja e Adem Mikullovcit

Lumnije Mikullovci, gruaja e ish-deputetit të Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, nuk ka arritur që të bëhet deputete e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Mikullovci në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur që të marr vetëm 1 mijë e 412 vota.

Kësisoj ajo nuk ka arritur që të marr votat e mjaftueshme për tu bërë pjesë e Kuvendit.

Në ndërkohë VV’ja ka dal fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me afër 50% të votave të përgjithshme.

Kjo parti i ka rezervuar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)