Lista Srpska pritet t’i kontrollojë 14 deputetë, në cilët përfaqësues të pakicave mund të llogarisë Kurti?

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 14:42
Lista Srpska pritet t’i kontrollojë 14 deputetë, në cilët përfaqësues të pakicave mund të llogarisë Kurti?

Dhjetë ulëset e garantuara për komunitetet joserbe në Kuvendin e Kosovës nuk do të jenë garancë se të gjithë do ta votojnë Albin Kurtin për Kryeministër.

Të paktën katër kandidatë nga komunitetet joserbe që kanë fituar mandatin e deputetit pritet që të bashkëpunojnë ngushtë me Listën Serbe kjo pasiqë ata janë mbështetur fuqishëm me vota nëpër komunat me shumicë serbe.

Përllogaritja e Listës Serbe që të fus nën kontrollë 2/3 e 20 vendeve të garantuara për pakicat ka dalur të jetë i suksesshëm.

Partia Partia Komuniteti i Bashkuar UZ-AH e Adrijana Hoxhiq ka fituar një deputet, Iniciativa Rome (RI) ka fituar dy deputetë dhe Partia Unike e Goranëve (JGP) e Adem Hoxhës ka fituar një deputet, këto parti së bashku kanë katër deputetë dhe besohet se do të koordinohen ngushtë me Listën Serbe në legjislaturën e tetë e rrjedhimisht do të kushtëzojnë Kurtin edhe me votim të qeverisë.

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat Duda Balje është ankuar se Lista Serbe përmes subjektit politik Komuniteti i Bashkuar i Adrijana Hoxhiq ka ndihmuar këtë të fundit pasiqë 90 për qind të votave që i ka fituar në emër të boshnjakëve janë vota të serbëve nëpër komunat ku udhëheqë Lista Serbe.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 58 mandate dhe mund të llogarisë në gjashtë deputetë të pakicave joserbe që do ta votojnë qeverinë e ardhshme të Albin Kurtit.

Komuniteti turk ka dy vota, komuniteti egjiptian një votë, komuniteti ashkalinj një votë dhe komuniteti boshnjak dy vota.

Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) ka fituar 6 mijë 496 vota kurse deputet në parlament nga kjo parti do të jenë Fikrim Damka me 3.783 vota dhe Fidan Jilta me 2.515 vota.

Iniciativa e re Demokratike e Kosovës (IRDK) ka marrë 3.305 kurse deputet në parlament do të jetë Elbert Krasniqi.

Partia Koalicija Vakat ka marrë 5.949 e deputet nga kjo parti do jetë Bahrim Sabani me 2.763 vota.

Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) ka fituar 2.138 vota dhe deputet në Kuvend do të jetë Bekim Arifi me 973 vota.

Nova Domakratska Stranka (NDS) ka fituar 2.898 vota dhe ulëse në Kuvend nga kjo parti ka fituar Emilja Rexhepi me 2.097 vota.

(Kosova Sot Online)