Gjykatësi i thotë të akuzuarit për dhunim që të martohet me viktimën për ta shmangur burgun

  • E.K /
  • 05 March 2021 - 09:42
Gjykatësi i thotë të akuzuarit për dhunim që të martohet me viktimën për ta shmangur burgun

Gjykatësi më i lartë i Indisë është duke u përballur me thirrje për të dhënë dorëheqje, pasi i tha një dhunuesi të akuzuar që të martohet me viktimën e tij për ta shmangur burgimin.

Më shumë se 5.000 persona kanë nënshkruar një peticion me të cilin kërkohet dorëheqja e kryegjykatësit Sharad Arvind Bobde pas deklaratës skandaloze të tij, duke i thënë të akuzuarit: “Nëse dëshiron të martohesh me të (viktimën), ne mund të t’ndihmojmë. Nëse jo, e humb vendin e punës dhe shkon në burg.”

Komentet e tij nxitën reagime të shumta dhe bënë që aktivistët për të drejtat e grave të hartojnë një letër të hapur, të cilën e nënshkruan mbi 5.200 persona për shkarkimin e gjykatësit, shkruan The Guardian.

Sipas kësaj letre, i pandehuri akuzohet për lidhjen dhe dhunimin e përsëritur të vajzës dhe se e ka kërcënuar atë se do ta lagë me benzinë, do ta djegë dhe do t’ia vrasë vëllanë.

Dhunimet seksuale janë mjaft të shpeshta në Indi. Viktimat janë objekt i trajtimit seksist nga policia dhe gjykatat. Nganjëherë, ato inkurajohen që të martohen me sulmuesit e tyre si pjesë e të ashtuquajturave “zgjidhje kompromisi”.

(Kosova Sot Online)