Arrestohet një shtetas i huaj në aeroport, tentoi të udhëtojë në Berlin me pasaportë false

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 17:59
Arrestohet një shtetas i huaj në aeroport, tentoi të udhëtojë në Berlin me pasaportë false

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Bajram Krasniqi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka konfirmuar se i njëjti ka tentuar që të udhëtojë në Berlin me pasaportë të falsifikuar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në ora 13:45, në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, një shtetas i huaj ka tentuar të udhëtojë për në Berlin me një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Policia ka inicuar rastin ‘Falsifikimi i dokumentit’. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)