
Lexoni edhe:
Lajçk thotë se i dorëzoi Kurtit dokumente që të përgatitet për dialogun me Serbinë
Pas transferimit nga Uashingtoni në Florida, Ivanka Trump dhe Jared Kushner po i shfrytëzojnë më së miri ditët e ngrohta të shtetit jugor amerikan.
Së fundmi, vajza e ish-presidentit, Donald Trump, u fotografua duke shpalosur talentin në golf, në fushën në pronësi të babait të saj në Majami, “Trump National Doral”.
Lajçk thotë se i dorëzoi Kurtit dokumente që të përgatitet për dialogun me SerbinëLexoni edhe:
Edhe Trump mbërriti aty të mërkurën pak minuta pas së bijës, por nuk luajti bashkë me ta.
Kompleksi sportiv, i blerë nga Trump për 150 milionë dollarë në shkurt 2021, është 90 minuta larg rezidencës së ish-presidentit në Mar-a-Lago, ku tashmë po jeton bashkë me Melanian dhe djalin e tyre Barron.
Ndërsa Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared, i cili gjithashtu ishte këshilltar i Trump gjatë katër viteve në detyrë, jetojnë në një prej zonave më luksoze të Majamit, buzë oqeanit. Përgjatë javëve të fundit ata kanë shijuar motin e ngrohtë të Floridës.
Prania e tyre në klubin sportiv mund të jetë e lidhur edhe me përpjekjet për ta rigjallëruar pas goditjes që ka marrë për shkak të pandemisë.
“Bloomberg” raporton se xhiro vjetore e resortit në vitin 2020 është pakësuar me 30 milionë dollarë krahasuar me vitin 2019.
(Kosova Sot Online)