Treni godet veturën, një person mbetet i lënduar

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 09:18
Treni godet veturën, një person mbetet i lënduar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërmjet trenit dhe një veture. Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar.

Mëngjesin e sotëm në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku treni ka goditur një veturë me udhëtarë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.

“Rreth orës 07:30 në rrugën Dervish Qollaku në Prishtinë ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)