Gjilan: Vrasje në tentativë

  • E.K /
  • 08 mars 2021 - 11:56
Gjilan: Vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 18:35, në fshatin Shillovë në Gjilan, është raportuar se një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitet policore kane dalur në vendi e ngjarës ku kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)