Presion për mungesën e shtretërve për pacientët me COVID-19

  • A.P /
  • 08 March 2021 - 16:52
Presion për mungesën e shtretërve për pacientët me COVID-19

“Agjencia Rajonale Përgjegjëse për Shëndetin (ARS) në rajonin e Parisit, ka dhënë një urdhër të rreptë për spitalet dhe klinikat në zonë për të pezulluar 40% të aktiviteteve të tyre mjekësore-kirurgjikale me qëllim rritjen e numrit të shtretërve të disponueshëm për kujdesin intensiv për pacientët Covid-19”, deklaroi drejtori i saj i përgjithshëm, Aurélien Rousseau.

Ai tha se janë në një situatë tensioni.

”Ne jemi në një situatë tensioni shumë të fortë”, tha Rousseau për AFP. Shpresoj se kufiri i ri i vendosur për 1 mijë e 577 shtretër do të arrihet javën e ardhshme”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)