Vidhet një kasafortë me stoli në një argjendari në Ferizaj

  • E.K /
  • 09 mars 2021 - 10:58
 Vidhet një kasafortë me stoli në një argjendari në Ferizaj

Policia  e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje në një nga lokalet e argjendarisë në Ferizaj.

Sipas policisë persona të panjohur me forcë ishin futur brenda një lokali të argjendarisë në Ferizaj, duke hapur kështu kasafortën ku edhe kanë vjedhur stoli të ndryshme.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 08.03.2021-NN. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në lokalin  argjendarinë e tij, me forcë kishin hapur kasafortën nga e cila kishin vjedhë stoli të ndryshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK’së.

(Kosova Sot Online)