Reshje bore e shiu, moti për sot dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë

  • E.K /
  • 10 mars 2021 - 08:00
 Reshje bore e shiu, moti për sot dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend dhe gjatë ditëve të tjera të javës. Nga nesër, pas mëngjesit shumë të ftohtë, priten më shumë intervale me diell dhe rritje e temperaturave.

10.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, të cilat gjatë ditës në vise më të ulëta shndërrohen edhe me reshje shiu.  Vende-vende reshjet e borës do të jenë me intenzitet mesatar, që mund të formojnë edhe shtresë bore.

11.03 – Kryesisht me kthjellime dhe diell.  Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

12.03 – Kthjellime dhe vransira kalimtare.  Në mëngjes më ftohtë me ngrica, ditën më butë.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare, së pari nga jugperëndimi e më pas nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale ditën e hënë, e më pas me tendencë të rritjes.

https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/3775597369154655

(Kosova Sot Online)