Qeveria e re ta reformojë sistemin zgjedhor, hajnat e votës të ndiqen sepse kanë emër dhe nuk janë jashtëtokësor

Qeveria e re ta reformojë sistemin zgjedhor, hajnat e votës të ndiqen sepse kanë emër dhe  nuk janë jashtëtokësor
Qeveria e re ta reformojë sistemin zgjedhor, hajnat e votës të ndiqen sepse kanë emër dhe  nuk janë jashtëtokësor

Skender Mulliqi

  • 10 mars 2021 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Një kategori e njerëzve të fuqishëm brenda partive politike që 22 vite janë mësuar për ë kontrolluar gjithçka. Madje , flitet së ka njerëz të cilët janë bërë deputet gjatë këtyre viteve më krejt pak vota të fituara , duke ia shumëfishuar votat më votat e deputetëve të tjerë! Mbetja në pushtet e njerëzve të caktuar kaq gjatë të politikës në pushtet e ka pru gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe sociale në Kosovë. Kryesisht gjatë këtyre viteve kemi pa fytyra të njëjta politike në kuvend dhe në poste qeveritare, të cilët kanë përfituar personalisht, kurse qytetarët dhe shteti krejt pak.

-Futja e sistemit elektronik është bërë shumë e nevojshme , së do ti pamundësonte shumë manipulimet më vota sis ka ndodhë gati krejt pas luftën. Koha është e modernitetit siç është edhe sistemi elektronik. Unë i kisha shikuar manipulimet më vota edhe nga një kënd tjetër. Strukturat e caktuara të partive politike vendimmarrëse , nuk po e dëshirojnë reformën zgjedhore si shumë të nevojshme , për ti hequr hajnitë dhe manipulimet më vota brenda një subjekti të caktuar politik. Zgjedhjet e shpeshta dhe të parakohshme nacionale po bëhen, më së shumti për ti ikur reformës zgjedhore , e cila do ti qet nga loja politike strukturat e vjetra dhe të burokratizuara e korruptive. Edhe në kushtet pa reformë zgjedhore futja e sistemit elektronik të numërimit shumë do ti parandalonte këto manipulime më vota .Unë problemin e mos zbatimit të reformës zgjedhore e kam parashtruar shumë herë deri më tash në shkrimet e mia.

Mendoj, së po të kishim më shumë zona zgjedhore , njerëzit në krye të partive politike nuk do të kishin mundësinë e manipulimit më lista, nuk do ta kishin kontrollin e plotë siç e kanë pa reformë zgjedhore . Është koha e fundit që mandati i qeverive të shkon deri në fund , dhe të përgatiten zgjedhjet ashtu si duhet , duke zbatuar reformën zgjedhore , e cila përfundimisht do ti largonte nga loja politike të gjithë ata të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë afera të ndryshme korruptive .Edhe pse zgjedhjet ishin të qeta dhe demokratike deri më tash , përbrenda nuk ishte krejt ashtu , se kishte parregullsi dhe dallavere .Sikur që duhet bërë reforma në mbarë sistemet, reforma duhet zbatuar pushteti i ri edhe në KQZ, e PZAP, ku u pa së janë te ndikuara nga politika ditore .

Mirë është megjithatë edhe në këto rrethana politike , se kemi një vetëdijesim shumë të madh të qytetarëve , të cilët duket së nuk do të qesin më kurrë votën atyre që interesat personale i vunë para interesit të përgjithshëm. Dhe, ky vetëdijesim fletë së më nuk do të këtë tolerancë për ata që nuk punojnë mirë dhe ndershmërisht për shtet dhe për qytetarë të Kosovës. Këtë gjë e treguan edhe zgjedhjet e fundit nacionale të 14 shkurtit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".