Lutfi Haziri sot shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 08:07
 Lutfi Haziri sot shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri do ta shpall sotkandidaturën e tij për kryetar të partisë nga komuna që drejton.

Lajmin e ka bërë të ditur Dega e LDK’së në këtë komunë, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars)  në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror.Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të z. Lutfi Haziri, në selinë e LDK’së në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar tri kandidatura zyrtare për kryetar të partisë.

Anton Quni, Lumir Abdixhiku e Lutfi Haziri tashmë zyrtarisht do të garojnë për të parin e LDK’së në kuvendin e X zgjedhor që do të mbahet këtë të diele.

(Kosova Sot Online)