Izet Sadiku emërohet u.d i drejtorit të Klinikës Infektive

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 12:17
 Izet Sadiku emërohet u.d i drejtorit të Klinikës Infektive

Infektologu Izet Sadiku është emëruar dje drejtor i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e kanë informuar zëdhënës për informim në QKUK.

Vendimi për emërimin e Sadikut ka ardhur pas dorëheqjes së drejtoreshës Lindita Ajazaj-Berisha.

“Ju konfirmojmë se drejtori i përgjithshëm e ka caktuar u.d drejtor Izet Sadikun”, është thënë nga zyra për informim në QKUK.

Sadiku mëherët ka qenë edhe zëvendësministër i Shëndetësisë nga radhët e LDK’së.

Ndërsa, kujtojmë që ish-ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj – Berisha, ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante më 5 shkurt për arsye personale.

(Kosova Sot Online)