Arrestohet si i dyshuar një oficer i policisë pas zhdukjes së një vajze

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 08:18
 Arrestohet si i dyshuar një oficer i policisë pas zhdukjes së një vajze

Një oficer i policisë është arrestuar në Britani të Madhe nën dyshimin për vrasje pas zhdukjes së një gruaje në Londër një javë më parë.

Sarah Everard, 33 vjeçare, ishte zhdukur derisa po shkonte në shtëpi nga apartamenti i një shoku në Londër më 3 Mars.

Policia Metropolitane e Londrës ka thënë se një burrë në të 40-at e tij është arrestuar të martën në mbrëmje nën dyshimin për rrëmbim, kjo në lidhje me rastin e Sarah.

Policia ka hulumtuar telefonatat e fundit që i ka realizuar vajza dhe ka dalë se ajo kishte biseduar me një oficer të policisë, i cili në ditën kur Sarah ishte zhdukur nuk ishte në orar të punës.

Këto janë vetëm fazat e para të hetimit të rastit dhe akoma nuk ka ndonjë gjë përfundimtare, shkruan Euronews.

(Kosova Sot Online)