Këta janë 10 miliarderët më të mëdhenj në botë, kaq është pasuria e tyre

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 09:38
Këta janë 10 miliarderët më të mëdhenj në botë, kaq është pasuria e tyre

10 miliarderët më të mëdhenj në botë kanë së bashku pasuri prej 567 miliardë dollarësh. Në krye të listës, si më i pasuri në botë qëndron Jeff Bezos, kreu i Amazon, me pasuri neto prej 182 miliardë dollarësh.

Pas 26 vitesh në krye të saj, Bezos njoftoi largimin si CEO i Amazon për t’u përqendruar te drejtimi i kompanisë “Blue Origin”, një kompani private e tij, sipas së cilës ai premton se do t’i dërgojë të gjithë në hapësirë.

Por, ajo çka bie në sy në listën e miliarderëve të botës, publikuar nga prestigjiozja Forbes, është përfshirja në atë që njihet si “Klubi ekskluziv 100 miliardë dollar” i Warren Buffett, kreu i kompanisë së investimeve “Berkshire Hathaway”, i cili të mërkurën kaloi për herë të parë 100 miliardë dollar, si pasuri neto.

I vlerësuar si investitori më i suksesshëm në botë, Buffet ka dhënë miliarda dollarë nga pasuria e tij për bamirësi. Kjo është hera e parë që themeluesi i Facebook Mark Zuckerburg del jashtë 5-shes më të pasur në botë, duke u zhvendosur, sipas renditjes së Forbes, në vendin e 6, të miliarderëve të botës. Pas Bezos që mban vendin e parë si më i pasuri në botë, renditet Elon Musk me 163,7 miliardë, Bernard Arnault me 156,8 miliardë dollar dhe Bill Gates me 124,2miliardë dollar pasuri./A2CNN

(Kosova Sot Online)