Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti afër përmbylljes së mandatit të dytë, thellësisht i inkriminuar, i paprekshëm dhe i mbrojtur nga drejtësia e korruptuar!

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti afër përmbylljes së mandatit të dytë, thellësisht i inkriminuar, i paprekshëm dhe i mbrojtur nga drejtësia e korruptuar!

Gani Qarri

  • 11 March 2021 - 07:56

Shkruan: ANALIST-  Gani Qarri

Përkundër daljes në sipërfaqe të lidhjeve të Shpend Ahmetit më mafio-oligarkët e krimit të organizuar te nentokes kriminale ne Prishtine dhe jo vetem , të dokumentuar qysh para më shumë se 4 vitesh, edhe me publikimin e fotove ekskluzive deri tek ato, të pushimeve në jahtin e mafio-oligarkut biznismen nga Peja, Blerim Devolli, në Budva të Malit të Zi, që në mars të vitit 2017, dhe deri te shëtitjet më të reja, të sapo publikuara me veturë super luksoze, pronësia e të cilës as që dihet, përderisa vet Shpendi, e mohon të jetë në pronësi të saj, prokuroria e kapur çuditërisht po i ben avokatine , ende heziton që të fillojë, të paktën me shfletimin e ndonjërës nga dosjet e denoncimeve që janë bërë kundër kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti për lidhjen e tij më krimin e organizuar dhe abuzimin me ligjin, në të 8 vitet e mandatit te tij.

-Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe vendimit të sovranit për dërgimin e partive të inkriminuara politike në deponinë e tepricave teknologjike, ka ardhur koha, që përfundimisht t’i prishet gjumi i trishtueshëm edhe drejtësisë inkezistente të kapur nga klani PRONTO dhe mafia pjese e te ciles eshte edhe Shpend Ahmeti , në mënyrë që prokurorët pasiv atij i bejne avokatine si dhe gjykatësit e dështuar të dërgohen në shtëpi, ndërsa ata që kanë penguar hetimet dhe neglizhuar gjykimet dhe drejtësinë, për të favorizuar krimin e organizuar, të dërgohen në burg ku duhet te perfundoje edhe vet Ahmeti.

Madje, këtë e bëjnë shumë urgjente, dhjetëra apo edhe qindra raste të pa trajtuara penale, mijëra tjera tërësisht të anashkaluara, derisa edhe policët në stacionet kryesore të shtetit, në vend të zbatimit të ligjit dhe kryerjes së detyrës për të cilën paguhen dhe janë të obliguar nga ligji, ata siç dëshmoi rasti i fundit i arrestimit, 8 prej tyre ishin grumbulluar hiq më larg se mu në njërin prej stacioneve kryesore të vendit dhe kryeqytetit, si ai i njohur me emërtimin; "Stacioni i jugut".

Për aq më tepër, policët e punësuar dhe të avancuar shkollë e pa shkollë, nga rrjetet kriminale dhe mafia politike në pozicionet më të larta operative dhe komanduese, duke shfrytëzuar gjumin e rëndë të “drejtësisë”, gjejnë kohë, jo për tu angazhuar për ruajtjen e rendit dhe të ligjit, por për tu argëtuar me shitblerje drogash apo narkotikësh, gjë që flet më së miri se çfarë shteti të së drejtës kemi ne , edhe mbi 21 vite pas çlirimit.

Këtë fakt, e dëshmon më së miri vet inkriminimi i policëve, mu në zemër të kryeqendrës së vendit, të cilët u arrestuan vetëm para pak ditësh, dhe që të gjithë të grumbulluar vetëm në një stacion të vetëm policor si “Stacioni i Jugut” në Prishtinë. Ndaj dhe njerëz si Shpend Ahmeti, tërësisht të dështuar dhe me një mal dosjesh e kallëzimesh penale kriminale nga qytetare e biznese në Prokurorinë e shtetit dhe atë Speciale, i inkriminuar në një mal skandalesh ligjore, e përfundojnë edhe mandatin dytë në krye të Prishtinës, të patrazuar nga askush, nga prokuroria as gjyqësia inekzistente. Siç duket vet tregtia me leje ndërtimore, e lakmuar sidomos nga politikanët e inkriminuar dhe mafio-oligarkët, dhënia në shfrytëzim e tokës së komunës si dhe përfitimi i tyre, nga këto veprime për interes edhe të Shpend Ahmetit me vartësit e tij në grup, lë të kuptohet se janë kthyer në “emblemë” te qetësisë së qeverisjes së tij kriminale, pa asnjë telashe me "ligjin", në të dy këto mandate në Prishtinë.

Ndaj nëse Qeveria e re, nuk lëviz shpejtë me reformimin e thellë të drejtësisë, dhe çuarjen në bankën e të akuzuarve të të gjithë atyre që padrejtësisht kanë uzurpuar këto pozicione ne drejtesine kosovare ,por nuk janë angazhuar asnjëherë për të kryer punën si duhet dhe ashtu siç i obligon ligji, zbardhja e akteve të kundërligjshme dhe kriminale, nuk do të bëhet asnjëherë dhe ato vetëm mund të parashkruhen apo të mos trajtohen fare, njëjtë siç u hesht edhe për këto 7-8 vite, dhe hetimi i kriminalizimit te pozitës së kryetarit Shpend Ahmeti dhe ortakëve të tij në Komunën e Prishtines nuk ndodhi kurrë.

Për aq më tepër, jo vetëm që nuk po dihet asgjë, por as që po arrin të kuptohet fare, nga opinioni vendor se çfarë po pret dhe heziton kaq gjatë edhe vet e ashtuquajtura PSRK, përderisa po kalon edhe mandati i dytë i shpend Ahmetit në krye të Komunës së Prishtinës, me një mal denoncimesh të ushtruara nga qytetarët dhe bizneset në Prokurorinë e shtetit dhe atë Speciale, por tash e atëherë, në gjithë këto vite, nuk kemi asnjë veprim të vetëm nga organi i akuzës !?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".