Sot varroset gastronomi që vdiq pas një aksidenti të rëndë

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 09:45
 Sot varroset gastronomi që vdiq pas një aksidenti të rëndë

Gastronomi Agron Uka, i cili vdiq pas një aksidenti të rëndë, do të varroset sot në orën 15:30, në varrezat e qytetit të Ferizajt.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, përmes postimeve në rrjete sociale.

Për vdekjen e tij kishte njoftuar Shoqata e Gastronomëve.

 “Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)