Abdixhiku: Nuk u kemi ofruar qytetarëve atë që kërkuan

  • A.P /
  • 11 March 2021 - 21:08
Abdixhiku: Nuk u kemi ofruar qytetarëve atë që kërkuan

Kandidati për kryetar të LDK’së, Lumir Abdixhiku tha se nuk kanë pse e fajësojnë dikë tjetër, përveç vetes së tyre për një rënie që pësoi partia në këto zgjedhje.

Abdixhiku thotë se njëra ndër gabimet e LDK’së ka qenë se nuk u ka ofruar qytetarëve atë që e kanë kërkuar, por diçka tjetër.

“Nuk kemi kë të fajësojmë tjetër përveç vetes për një rënie të tillë. Mospërputhja e kerkësëës së njerëzve tanë me përfaqësim politik, pra ofronim dicka tjetër si individë, si grupë dhe realizionim diçka tjetër. Përfaqësimi jonë politikë nuk ka qenë vendimarrës. Nëse votuesi ka kërkuar dicka tjetër dhe ne u kemi ofruar dicka tjetër atëherë këtu kemi një diskrepancë të qëndrimeve”, tha Abdixhiku.

Ai thotë se dëshiron ndryshim në LDK,.

“Unë po qëndroj për ndryshim, jo për revulocion. Do të bind secilin që platforma që do të prezentoj është zgjedhja e duhur për LDK’në. Duhet ndryshim. Nuk besoj që ka anëtarë të LDK’së që janë të kënaqur me gjendjen e tanishme. Problemi me gjendjen tonë nuk është në ideologjinë, por në përfaqësimin politik”, shtoi Abdixhiku.

Përveç Abdixhikut, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars.

(Kosova Sot Online)