Mbyllet profili që mashtronte se 2-vjeçarit shqiptar i duhet ndihmë

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 09:27
 Mbyllet profili që mashtronte se 2-vjeçarit shqiptar i duhet ndihmë

Një profil i Instagramit është shpërndarë nga shumë qytetarë në Kosovë dhe fytyra publike për ta ndihmuar një djalë 2-vjeçar, për të cilin thuhet se quhej Noel dhe ka kancer në sy. Qytetarë kanë ngritur shqetësimin se mund të jetë profil i rrejshëm. Media ka gjetur se kjo faqe po përdorë fotografi, që janë publikuar para dy viteve nga një familje ukrainase, që kërkonin ndihmë për djalin e tyre.

Profili i rremë në rrjetin social “Instagram”, Arta Noel Memaj, pas raportimit të medias ditën e djeshme është bllokuar, pasi shumë qytetarë duke mos kërkuar më shumë informata rreth tij kanë rënë preh duke ndihmuar.

Llogaria e cila po kërkon të holla, po përdor fotografitë e një fëmije në Ukrainë, i cili ka vuajtur nga sëmundja e kancerit në sy.

Fotografitë që pretendohen të jenë të “Noelit”, janë publikuar në një profil me emrin “Makar”, e që qarkullojnë në rrjete sociale që nga viti 2019, kur edhe familjarët e tij kanë kërkuar të holla për shërimin e tij në Zvicër. Profili për Noelin publikon foto vetëm që pak ditë.

Llogaria e vërtete e djaloshit ukrainas i cili vuan nga sëmundja e kancerit në sy

Ndër fytyrat publike që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve është edhe aktorja, Yllka Gashi, e cila ka postuar atë në rrjetin social “Instagram”.

Pas bisedës me medien, aktroja ka postuar lajmin dhe ka kërkuar nga të gjithë ndjekësit që të raportojnë këtë llogari.

(Kosova Sot Online)