
Lexoni edhe:
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti afër përmbylljes së mandatit të dytë, thellësisht i inkriminuar, i paprekshëm dhe i mbrojtur nga drejtësia e korruptuar!
Shkruan: ANALIST - Hajrullah Tërnava
Pas kërcënimit nga PDK për bojkotimin e seancës së zgjedhjes së Presidentit, në opsion për ta bërë kuorumin e mjaftueshëm mbetet LDK dhe deputetët e grupeve të tjera minoritare jo serbe, sepse pas zgjedhjeve të 14 Marsit dhe largimit të Isa Mustafes nga posti i të parit në LDK, dhe zgjedhjes së kryetarit të ri, shumica e deputetëve do ta mbështesin kandidaturën e Vjosa osmanit për Presidente, qoftë me votë ose edhe vetëm me prezencë për kuorum në seancë plenare. Nuk përjashtohet në këtë rast që disa nga deputetët e LDK-së, nga pakënaqësitë e tyre në parti, do të kalojnë krejtësisht në Listën e Vjosa Osmanit.
-Krijimi i kuorumit të seancës për zgjedhjen e Presidentes është i domosdoshëm, e sidomos kur e kemi parasysh situatën e krijuara që nga viti 2019 kur u zgjidh Qeveria Kurti 1 dhe zgjati vetëm 50 ditë, e kur u rrëzua edhe kjo qeveri dhe u krijua Qeveria Hoti në mënyrë të jashtëligjshme e që zgjati deri më ditët e sotme dhe po vazhdon ashtu si Qeveri në detyrë jo legale dhe jo kushtetuese e shpallur nga vetë Gjykata Kushtetues.
Pra që nga viti 2019 Kosovën si shtet e kemi pa institucione funksionale në kuptimin e plotë real të fjalës, prandaj situatat e krijuara kërkojnë tani një Qeveri stabile, e me që tani rezultati zgjedhor është në favor të VV-së, Qeveria Kurti 2 e ka numrin e mjaftueshëm për krijimin e sajë dhe kjo duhet të bëhet sa më shpejtë. Tani më nuk është problemi se a do ta pengoj krijimin e saj Klani Pronto dhe i kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhajt apo si do të sillen ata. Nëse praktikojnë bojkot. Ai bojkot të ju kushton shtrenjtë në zgjedhjet e herës tjetër, nëse këta e provojnë variantin e pengimit të formimit të Qeverisë dhe për ta pamundësuar krijimin e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, që njëkohësisht është çelësi kryesor i funksionimit të institucioneve të shtetit, edhe të Qeverisë së re.
Qëndrimi i PDK-së dhe klanit Pronto kundër formimit të institucioneve të reja nga VV dhe lista “GUXO” e Vjosa Osmanit do të jetë veprim vetëvrasës për PDK-në pasi që dihet se tash është situatë krejt tjetër krahasuar me atë të zgjedhjeve të vit 201o dhe më pas rrëzimit të Qeverise Kurti 1, sepse ata që e urdhëruan rrëzimin e asaj Qeverie tani janë në burg dhe nuk mundë ta ndihmojnë PDK-n as klanin PRONTO për ti shpëtuar ndëshkimit qytetar. Koha ka punuar dhe po punon për formimin e institucioneve të reja nga LVV me partnerët më të vegjël të partive minoritare jo serbe, sepse populli e votoi me shumicë absolute koalicionin LVV Lista e Vjosa Osmanit si një subjekt, dhe tani Qeveria Kurti 2- dhe e listës Vjosa Osmani mundë të formohet pa asnjë dilemë dhe pa asnjë problem, duke qenë mjaftë stabile dhe funksionale.
Shumica e partive politike, përjashto urdhërdhënësit për rrëzimin e qeverisë Kurti1, janë pro formimit të institucioneve të reja, prandaj edhe kuorumi për zgjedhjen e Presidentes do të ketë sukses, sepse askush tani nga ata deputet që tash kanë fituar mandate nuk do të ketë vullnet që ti sakrifikojnë ato për inat e interes të një lideri dhe egos së tij personale. Nëse VV-së i pamundësohet krijimi i institucioneve të reja nga kundërshtarët politike, shkuarja në zgjedhje të radhës do ta forcon akoma më shumë këtë subjekt politik, kurse të tjerët do të ndëshkohen duke rrezikuar edhe kalimin e pragut zgjedhor. Është lojë e ulët e Enver Hoxhajt, kryetarit në detyrë të PDK-së kur thotë se pa marrëveshje e diskutim paraprak me partinë fituese, askush nuk duhet të mendoj se PDK do të shfaqet në seancën e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur dikë president.
Ky është një skenar i paramenduar i PDK-së për pazar të shtrenjtë në momentin e fundit, që ta imponon kandidaturën e vetë si mbulesë e arsyetim të ndërprerjes së mandatit të Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, qoftë edhe për çmimin e dërgimit të serishëm të vendit në zgjedhje të reja. Gjithsesi tani më do të jetë LDK dhe grupi parlamentar i këtij subjekti faktor vendimtar, duke u treguar institucionalist, për të qëndruar në seancën e Kuvendit, pa ju nënshtruar skenarit të interesit të PDK-së dhe klnait Pronto për ta votuar Qeverinë Kurti 2 dhe për Presidente Vjosa Osmanin, për ta shpëtuar vendin nga zgjedhjet e reja. Kjo do të ishte një kthesë e madhe e fillimit të ringjalljes së re edhe për LDK-në e çliruar nga Isa Mustafa.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".