Sot pritet që Supremja të vendosë edhe për gjashtë ankesa të partive politike

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 10:39
 Sot pritet që Supremja të vendosë edhe për gjashtë ankesa të partive politike

Të premten është afati i fundit që Gjykata Supreme të vendos lidhur me gjashtë ankesa të parashtruara nga subjektet politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Gjykata Supreme kishte pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku gjatë ditës së enjte kishte vendosur për nëntë prej tyre.

Më poshtë ankesat për të cilat Supremja do të vendosë sot:

Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021

Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021

Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021

(Kosova Sot Online)