Hoxha nga Kosova: Ramush, nuk e meriton të jesh president

  • 12 March 2021 - 11:49
 Hoxha nga Kosova: Ramush, nuk e meriton të jesh president

Hoxha nga Kosova, Labinot Maliqi i është drejtuar liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt me disa fjalë.

Maliqi përmes një shkrimi në Facebook tha se Ramush Haradinaj nuk e meriton të jetë president i Kosovës.

“Ramush, si duket të gjithë e kanë kuptuar përveç teje se, NUK E MERITON TË JESH PRESIDENT! Pra, nuk mund të jesh President i një populli i cili shumë qartë të ka treguar në zgjedhjet e fundit se sa vlenë në skenën politike, dhe poashtu i një komuniteti i cili përbën 95.6% të popullsisë në Kosovë e të cilëve në vazhdimësi ua ke ofenduar besimin”, ka shkruar Maliqi në Facebook.

Madje ai i tha se ajo çfarë ke bërë para 20 vitesh, nuk mund ta falë atë çfarë ke bërë në këto 20 vjetët e fundit.

“Se kush ke qenë dhe çfarë ke bërë para 20 vjete, e kaluara assesi nuk mund ta amnestoj atë çfarë ke bërë këto 20 vjet”, ka shkruar Maliqi.

https://www.facebook.com/Labinot.S.Maliqi/posts/3301126666653721

(Kosova Sot Online)