
Lexoni edhe:
Në Tetovë një person spërkat hyrjet e banesave me lëndë të panjohur, banorët në panik
Një burrë që i do shumë macet është bërë i popullarizuar në internet pasi i mori tri mace në qendrën për SPA për t’i relaksuar me feta trangujsh në sy, maska për fytyrë dhe muzikë relaksuese.
Kareem Khalil, 31 vjeç, u fotografua nga partnerja e tij, Fifi Furrha, përderisa relaksohej me tri macet e tij, shkruan Daily Mail.
Në Tetovë një person spërkat hyrjet e banesave me lëndë të panjohur, banorët në panik Lexoni edhe:
Ai mori vesh se maceve u pëlqente trajtimi luksoz muajin e kaluar pasi vendosi t’u bënte masazh dhe prej asaj kohe është duke i trajtuar në mënyrë të veçantë.
Kohëve të fundit, Kareem vendosi që luksin e maceve ta ngrinte në nivel tjetër, duke i marrë në shtratin që e ndan me partneren, duke u veshur rroba të ngjashme me të vetat dhe duke u vendosur rriska trangujsh në sy.
Si duket, maceve u pëlqeu shumë trajtimi, sepse i zuri gjumi përderisa sytë i kishin të mbuluar me pjesë të trangujve.
Njëra nga videot e publikuara në TikTok me macet “bose” ka marrë mbi 16 milionë pëlqime dhe mbi 220 mijë komente.
(Kosova Sot Online)