Lexoni edhe:
Pas certifikimit të zgjedhjeve, vjen reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje
Departamenti i Shtetit i ShBA-së e ka miratuar shitjen e pesë aeroplanëve spiunë të tipit “P-8A Poseidon”, të cilët kompania Boeing i ka përshkruar si ndër sistemet më të avancuara të armatimit në botë. Përpos aeroplanëve, Gjermanisë do t’i shiten edhe pajisje tjera ushtarake. Fatura është 1.7 miliard dollarë.
Të premten, Zyra për Çështje Politike dhe Ushtarake e Departamentit të Shtetit njoftoi se Gjermanisë i është miratuar kërkesa për blerjen e pesë aeroplanëve patrullues. Pjesë e pakos së shitjes do të jenë edhe motorët, sensorët, radarët, pajisjet e komunikimit, pajisjet për kundërmasa, pjesët rezervë dhe trajnimi për pilotët.
Pas certifikimit të zgjedhjeve, vjen reagimi i parë nga Lëvizja VetëvendosjeLexoni edhe:
Berlini po synon që ta zëvendësojë flotën e vjetër të shtatë aeroplanëve patrullues të tipit “Lockheed P-3 Orion” deri në vitin 2025 dhe është i interesuar të furnizohet me aeroplanët e tipit “P-8A Poseidon”. Këta aeroplanë tash për tash janë duke u përdorur nga forcat detare amerikane dhe Forcat Ajrore Mbretërore të Australisë.
Në një njoftim zyrtar për Kongresin, Agjencia Për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri tha se shitja e këtyre aeroplanëve do të ofrojë përkrahje për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke e përmirësuar sigurinë e NATO-s, shkruan RT.
Pjesë e shitjes është programi i trajnimit, me ç’rast zyrtarët qeveritarë të Shteteve të Bashkuara dhe katër kontraktorë duhet t’i kalojnë dy vjet në Gjermani për të ofruar përkrahje për trajnim dhe furnizim. Miratimin përfundimtar të shitjes së aeroplanëve duhet ta japë Kongresi, por nuk pritet që ky vendim të kundërshtohet as nga legjislativi.
.@StateDept authorizes a proposed Foreign Military Sale #FMS to #Germany for P-8A Aircraft for an estimated cost of up to $1.77 billion #FMSUpdate —https://t.co/Qwn1ybV8Kp pic.twitter.com/WUs0gfcTOm
— Political-Military Affairs, US Dept of State (@StateDeptPM) March 12, 2021
(Kosova Sot Online)