Së bashku me vëllanë kërcënoi ish-gruan dhe babanë e saj, arrestohen dy vushtrriasit

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 11:35
 Së bashku me vëllanë kërcënoi ish-gruan dhe babanë e saj, arrestohen dy vushtrriasit

Një burrë së bashku me vllaun e saj e kanë kërcënuar përmes telefonit ish-gruan dhe babanë e saj.

Të dy janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:15 në Vushtrri.

“Vushtrri, 12.03.2021-20:15. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se ish bashkëshorti i saj dhe kunati meshkuj  kosovarë,  e kishin kanosur përmes telefonit dhe facebook-ut atë dhe t ‘atin  e saj. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)